Ndërlidhjet

Spanjë: Pikëllim për policët e vrarë në Pakistan


Pamje nga një vendbanim në provincën Baloçistan në Pakistan
Pamje nga një vendbanim në provincën Baloçistan në Pakistan
Spanja ka shprehur “pikëllim” për 6 policë pakistanezë të vrarë nga persona të armatosur në provincën Baloçistan, të përfshirë nga dhuna.

Këta policë ishin në përcjellje të një çiklisti spanjoll, i cili nga sulmi i sotëm, ka pësuar vetëm plagë të lehta.

Së paku 6 policë të tjerë janë plagosur.

Çiklisti spanjoll kishte ardhur në Baloçistan këtë javë, pasi kishte qëndruar në Iran, në kuadër të planit të tij që me çikletë të udhëtonte në gjithë botën.

Provinca Baloçistan vazhdimisht është e përfshirë në trazira.

Në këtë rajon, vitin e kaluar janë rrëmbyer dy çeke.

Në këtë hapësirë, të martën nga një sulm me bombë në autobusin e tyre, janë vrarë së paku 30 pelegrinë myslimanë shiitë.
XS
SM
MD
LG