Ndërlidhjet

Vulin: Në Kapitullin 35 nuk zgjidhen çështje të statusit të Kosovës


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Ekipet e Serbisë dhe të Komisionit Evropian sot në Bruksel e kanë përfunduar të ashtuquajturin “screening”, që paraqet pasqyrë analitike të Kapitullit 35, në kuadër të negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Në këtë kapitull, pos tjerash, monitorohet edhe implementimi i raporteve për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Shefi i ekipit të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se Kapitulli 35 nuk është kornizë në të cilën do të zgjidhet çfarëdo çështje e statusit të Kosovës dhe ka theksuar se në këtë aspekt nuk ka presion ndaj palës serbe, raporton agjencia Beta.

Mëtutje, zoti Vulin, i cili në qeverinë e Serbisë është i angazhuar për Kosovën, tha se “sot kemi biseduar për policinë, kemi konstatuar se çka është bërë dhe çka duhet të bëhet në harmoni me marrëveshjen e Brukselit (Beograd – Prishtinë)... e cila është esenca e Kapitullit 35 dhe implementimi i saj”.
XS
SM
MD
LG