Ndërlidhjet

SHBA: Në Teksas është ekzekutuar një person


Ilustrim
Ilustrim
Në shtetin Teksas në Shtetet e Bashkuara, mbrëmë vonë, është ekzekutuar një shtetas i Meksikës, për shkak të vrasjes së policit në Hjuston, në vitin 1994.

Personit Edgar Tamayo, 46 vjeçar, i është dhënë injeksioni vdekjeprurës, megjithë lutjeve dhe presionit diplomatik nga qeveria e Meksikës dhe Departamenti amerikan i shtetit, duke argumentuar se personit Tomayo kurrë nuk i ishte treguar për të drejtat e tij juridike, për të kontaktuar me Konsullatën e Meksikës, pas arrestimit të tij.

Departamenti amerikan i shtetit ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë e precedentit për shtetasit amerikanë të burgosur në vendet e tjera.

Ky ishte ekzekutimi i parë i dënimit me vdekje këtë vit në Teksas, që e kryen numrin më të madh të dënimit me vdekje në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2013 janë kryer 39 ekzekutime në nëntë shtete amerikane.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë dy demokracitë e vetme të mëdha industriale në botë, që ende e përdorin dënimin me vdekje.
XS
SM
MD
LG