Ndërlidhjet

Ukrainë: Pas dhunës, opozita – ultimatum për presidentin


Pamje nga përleshjet e policisë me demonstruesit në Kiev të Ukrainës
Pamje nga përleshjet e policisë me demonstruesit në Kiev të Ukrainës
Liderët opozitarë në Ukrainë janë kërcënuar se protestuesit antiqeveri do të fillojnë “ofensivë”, nëse presidenti nuk vendos të thërras zgjedhje të parakohshme.

Tre liderët kryesorë opozitarë, poashtu, kanë kërkuar nga mbështetësitë e tyre, të përmbahen nga dhuna derisa të skadoj afati prej 24 orësh, që i është dhënë presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich.

Liderët opozitarë, Vitali Klitschko, Arseniy Yatsenyuk dhe Oleh Tyahnybok, këtë ultimatum e kanë dhënë pasi bisedimet e djeshme me Yanukovichin, dështuan të japin ndonjë rezultat konkret.

Së paku tre aktivistë janë vrarë gjatë dhunës së djeshme, ndërsa afro 300 njerëz raportohet se janë plagosur. Ministria e brendshme tha se 75 vetë janë arrestuar.

Gjendja ndërmjet protestuesve në qendër të kryeqytetit Kiev dhe policisë speciale sot është e tensionuar, ndërsa barrikadat me goma që digjen i ndajnë të dy palët.
XS
SM
MD
LG