Ndërlidhjet

Rohani: Irani nuk është i interesuar për armatim atomik


Hassan Rohani gjatë fjalimit të tij në Davos të Zvicrës
Hassan Rohani gjatë fjalimit të tij në Davos të Zvicrës

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, gjatë fjalimit të tij të sotëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka përsëritur se vendi i tij nuk është i interesuar në zhvillimin e armatimit bërthamor.

Mëtutje, Rohani ka thënë se asnjë vend nuk mund të jetoj i vetëm dhe ka theksuar se Irani është i gatshëm për angazhim me komunitetin ndërkombëtar dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Për krizën në Siri ai vlerësoi se paraqet katastrofë madhore dhe theksoi se zgjidhja më e mirë është mbajtja e zgjedhjeve “të lira dhe korrekte” në këtë vend.
XS
SM
MD
LG