Ndërlidhjet

Gjashtë të vrarë nga një sulm në Pakistan


Peshauar, 24 janar, 2014.
Policia në veriperëndim të Pakistanit ka thënë se së paku gjashtë persona janë vrarë nga një shpërthim i makinës bombë në Peshauar.

Policia ka thënë se makina e ngarkuar me eksplozivë ka shpërthyer pranë një qendre për riparimin e automjeteve.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Provinca Khiber, kryeqytet i së cilës është Peshauari, është pjesë e rajonit që ka parë dhjetëra sulme me bomba në dekadën e fundit, të kryera nga militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG