Ndërlidhjet

Përpjekje për zgjidhjen e krizës në Ukrainë


Kiev, 23 janar 2014.
Kiev, 23 janar 2014.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të parlamentit, për javën e ardhshme, në përpjekje për t’i dhënë fund krizës.

Urdhri i tij vjen një ditë pas regjistrimit të viktimave të para, në më shumë se dy muaj protesta antiqeveritare.

Kryetari i parlamentit, Volodymyr Rybak, ka thënë se në seancë mund të shqyrtohet thirrja e opozitës për shpërbërje të qeverisë.

Opozita ka thënë do të shkojë “me sulme” nëse Yanukovych nuk thërret zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryeministri Mykola Azarov ka akuzuar protestuesit se po bëjnë përpjekje për grushtshtet.

Të enjten, Yanukovych ka siguruar presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, përmes telefonit, se nuk do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG