Ndërlidhjet

Fuele sot në Kiev


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, do të qëndrojë sot në Kiev, në përpjekje për të ndërmjetësuar bisedimet midis qeverisë dhe opozitarëve, të cilët protestojnë për më shumë se dy muaj.

Protestuesit kanë kundërshtuar ofertën e qeverisë për armëpushim, në këmbim të largimit të barrikadave nga rruga dhe përmbajtjes nga dhuna.

Tre udhëheqësit kryesorë të opozitës kanë njoftuar protestuesit me detajet e armëpushimit, pas bisedimeve të djeshme me presidentin Viktor Yanukovych.

Turma është përgjigjur duke brohoritur “revolucion” dhe duke ngritur barrikada të reja.

Të enjten, Yanukovych ka siguruar presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, përmes telefonit, se nuk do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Të mërkurën, në Ukrainë, janë regjistruar viktimat e para, në më shumë se dy muaj protesta antiqeveritare.
XS
SM
MD
LG