Ndërlidhjet

S’ka bisedime direkte midis Qeverisë dhe opozitës siriane


I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi.
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi.
Palët luftuese në Siri nuk do të mbajnë bisedime ballë për pallë, sot në Gjenevë.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se i dërguari i këtij mekanizmi, Lakhdar Brahimi, do të flasë ndaras me delegacionet e Qeverisë dhe opozitës siriane.

Dy palët janë përplasur hapur në fillim të konferencës për paqe në Siri, që ka nisur punimet të mërkurën në Montre të Zvicrës.

Opozita kërkon largimin e presidentit Bashar al-Assad, ndërsa qeveria insiston që të luftohen terroristët.
XS
SM
MD
LG