Ndërlidhjet

Ferguson, ambasador i UEFA-s


Alex Ferguson
Alex Ferguson
Ish-trajneri legjendar i Manchester United-it, Alex Ferguson, do të kryejë funksionin e ambasadorit të Fedeartës Evropiane të Futbollit – UEFA.

Kreu i UEFA-s, Michel Platini, ka thënë se Ferguson do të udhëheqë konferencën e trajnerëve të klubeve, që mbahet çdo shtator.

Fergusoni ka thënë se është nder dhe privilegj për të që ta pranojë këtë rol.

Ai ka kaluar 26 vjet në Manchestrer United para se të tërhiqej vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG