Ndërlidhjet

Kroacia ekstradon në Gjermani Perkoviqin


Josip Perkoviq
Josip Perkoviq
Kroacia ka ekstraduar sot në Gjermani ish-kreun e shërbimit sekret të saj, Josip Perkoviq.

Autoritetet gjermane e kërkojnë atë në lidhje me vrasjen e disidentit jugosllav, Stjepan Gjurekoviq, gjatë viteve 1980.

Perkoviq mohon çdo përfshirje në këtë vrasje.

Gjermania ka kërkuar ekstradimin e tij qysh në vitin 2005.

Kroacia ka ndryshuar ligjin e saj për të bllokuar ekstradimin vetëm pak ditë para se është anëtarësuar në Bashkimin Evropian, në korrik të vitit 2013.

Nën presionin e Brukselit, ajo ka kthyer mbrapsht ligjin në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG