Ndërlidhjet

Egjipt: Vazhduan sulmet me bomba


Pamje pas sulmit me makinë - bombë afër selisë së policisë në Kajro
Pamje pas sulmit me makinë - bombë afër selisë së policisë në Kajro
Nga Egjipti raportohet se në sulmin më të ri me bombë në kryeqytetin Kajro, gjatë ditës së sotme, është vrarë një person. Ky sulm ndodhi afër një kinemaje.

Më herët gjatë ditës, nga tri sulme të ndara me bomba në Kajro, u vranë së paku pesë vetë dhe u plagosën disa të tjerë.

Sulmet filluan me eksplodimin e fuqishëm me makinë-bombë afër selisë së policisë në pjesën qendrore të Kajros, me ç’rast u vranë katër vetë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Prej 3 korrikut të vitit të kaluar, kur ushtria e përmbysi presidentin, Muhammad Morsi, janë shtuar sulmet e ekstremistëve islamikë.

Eksplodimet e sotme ndodhën një ditë para se në Egjipt të shënohet përvjetori i tretë i kryengritjes, nga e cila u përmbys presidenti i dikurshëm, Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG