Ndërlidhjet

Edhe një shpërthim në Kajro


Kajro, 24 janar 2014.
Kajro, 24 janar 2014.
Një bombë ka shpërthyer sot para akademisë së policisë në Kajro. Raportet thonë se së paku një person është plagosur.

Shpërthimi ndodh në përvjetorin e tretë të kryengritjes që ka rrëzuar presidentin autokrat, Hosni Mubarak.

Ai po ashtu vjen një ditë pasi një valë e sulmeve me bomba, që ka pasur në shënjestër policinë, ka vrarë gjashtë persona.

Një grup i frymëzuar nga Al Kaida në Gadishullin Sinai, ka marrë përgjegjësinë për sulmet e së premtes.

Militantët islamikë kanë shpeshtuar sulmet prejse ushtria ka përmysuar presidentin Muhammed Morsi, nga Vëllazëria Myslimane, në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG