Ndërlidhjet

Partneri i liruar i Khodorkovskyt arrin në Moskë


Platon Lebedev
Platon Lebedev
Platon Lebedev është kthyer në Moskë pasi është liruar nga burgu.

Partneri biznesor i ish-manjatit rus të naftës, Mikhail Khodorkovsky, është liruar të premten vonë, pasi gjykata në rajonin Arkhangelsk ka vendosur të reduktojë dënimin e tij.

Lebedev ka kaluar më shumë se dhjetë vjet prapa hekurave.

Avokati i tij, Vladimir Krasnov, nuk ka mundur të thotë sot nëse Lebedev planifikon të mbetet në Rusi apo të lërë vendin.

Lebedev dhe Khodorkovsky janë arrestuar në vitin 2003, nën akuzat për evazion fiskal.

Rasti është parë në masë të madhe si hamarrje për kundërshtimet e tyre ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Edhe Khodorkovsky është liruar muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG