Ndërlidhjet

Negociatat paqësore në Ukrainë, "të kota"


Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Vitaliy Zakharchenko.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Vitaliy Zakharchenko.
Përpjekjet për të zgjidhur krizën në Ukrainë me mjete paqësore janë të kota, ka thënë të shtunën Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Ministri Vitaliy Zakharchenko ka thënë se negociatat me protestuesit kanë dështuar dhe ka fajësuar “grupet radikale” për trazirat.

Komentet janë bërë derisa protestuesit kanë bërë përpjekje të okupojnë Ministrinë e Energjisë. Zyrtarët kanë thënë se ky është “akt terrorist”.

Protestat në Ukrainë kanë shpërthyer nëntorin e kaluar, pasi qeveria ka refuzuar një marrëveshje të planifikuar bashkëpunimi me Bashkimin Evropian.

Kriza është përshkallëzuar këtë javë, kur tre aktivistë të opozitës janë qëlluar për vdekje në Sheshin e Pavarësisë në Kiev. Opozita thotë se ata janë vrarë nga policia dhe snajperët, por qeveria i hedh poshtë këto pohime.
XS
SM
MD
LG