Ndërlidhjet

Përvjetori i revolucionit në Kajro shënohet me protesta


Kajro
Kajro
Mijëra demonstrues janë mbledhur në Sheshin Tahrir të Kajros të shtunën, në mbështetje të qeverisë së mbështetur nga ushtria, derisa vendi shënon përvjetorin e tretë të kryengritjes që ka rrëzuar presidentin autokrat, Hosni Mubarak.

Demonstruesit kanë brohoritur slogane në mbështetje të shefit të ushtrisë, gjeneralit Abdel Fatah al-Sisi, i cili ka rrëzuar presidentin islamik, Muhammad Morsi, në muajin korrik.

Jo larg tyre, mbështetësit e Morsit dhe aktivistë të tjerë antiqeveritarë janë mbledhur në një tubim rival.

Forcat e sigurisë kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë mbështetësit e Morsit dhe raportet thonë se së paku një person është vrarë në përleshjet midis protestuesve dhe policisë.
XS
SM
MD
LG