Ndërlidhjet

Perkoviq mbetet në burg


Josip Perkoviq
Josip Perkoviq
Ish-shefit të shërbimit sekret jugosllav, Josip Perkoviq, Gjykata Federale e Gjermanisë i ka caktuar masën e paraburgimit, nën dyshimet se ka marrë pjesë në vrasjen e emgrantit politik kroat, Stjepan Gjurekoviq, më 1983 në Munih.

Seanca dëgjimore është mbajtur në Karlsruhe, ndërsa Perkoviq nuk është deklaruar për fajësinë.

Ai do të mbetet në burgun e Munihut, Shtadelhajm.

Perkoviq është ekstraduar të premten nga autoritetet kroate.

Gjermania ka kërkuar ekstradimin e tij qysh në vitin 2005.

Kroacia ka ndryshuar ligjin e saj për të bllokuar ekstradimin vetëm pak ditë para se është anëtarësuar në Bashkimin Evropian, në korrik të vitit 2013.

Nën presionin e Brukselit, ajo ka kthyer mbrapsht ligjin në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG