Ndërlidhjet

LDK: Qeveria Thaçi ka dështuar në projektet madhore


Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë e ka kritikuar qeverinë e Kosovës për shkak se “projektet më të mëdha të qeverisë në largim janë dështim total”.

Këshilli i ekspertëve për ekonomi i LDK-së, në mnjë deklaratë të sotme për media, theksoi se “disa projekte janë implementuar me çmim shumë të lartë” dhe shton se “transparenca në të gjitha këto projekte ishte zero”.

LDK-ja thotë se “kontratat asnjëherë nuk janë bërë publike”.

Në deklaratë përmenden pesë projekte në të cilat qeveria e kryeministrit, Hashim Thaçi, ka “dështuar”. Ato janë: Distribucioni dhe furnizimi, Autostrada Morinë – Besi, Kosova C, PTK dhe Autostrada për Shkup.
XS
SM
MD
LG