Ndërlidhjet

Tajlandë: Lideri opozitar u vra derisa mbante fjalim


Pamje nga protestat antiqeveri në Bangkok të Tajlandës
Pamje nga protestat antiqeveri në Bangkok të Tajlandës
Lideri i protestave antiqeveri në Tajlandë, Suthin Taratin, është vrarë gjatë një fjalimi në kryeqytetin Bangkog.

Zëdhënësi i policisë, Piya Utayo, tha se ai ishte vrarë pasi ishte qëlluar për vdekje në kokë, derisa fliste para masës nga një automobil.

Punëtorët shëndetësorë thanë se së paku 11 vetë ishin plagosur nga protestat e sotme, që u bënë një javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Tajlandë.

Por, sot kanë filluar votimet paraprake, ndërsa protestuesit janë përpjekur për ta penguar hapjen e vendvotimeve.

Qeveria e kryeministres, Yingluck Shinawatra, për javë të tëra është konfrontuar me protestuesit antiqeveri.

Protestuesit thonë se qeveria e saj është e korruptuar, ndërsa vetë kryeministrja është kukull në duart e vëlluat të saj, Thaksin Shinawatra, ish-kryeministër i Tajlandës, i cili ishte përmbysur me grushtshtet ushtarak në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG