Ndërlidhjet

Biden mbështet luftën kundër Al Kaidës në Irak


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se Uashingtoni vazhdon të mbështesë Irakun në luftën e tij kundër militantëve të Al Kaidës.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden ka folur në telefon me kryeministrin irakian, Nuri al-Maliki.

Të dielën, shpërthimet e makinave bomba kanë vrarë 13 njerëz në gjithë Irakun.

Në provincën Anbar, ndërkaq, kanë vazhduar luftimet midis forcave të sigurisë dhe militantëve të lidhur me Al Kaidën.

Dega e Al Kaidës në Irak, e njohur si Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, ka marrë nën kontroll pjesë të qyteteve Ramadi dhe Falluxha.
XS
SM
MD
LG