Ndërlidhjet

Në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi


Foto arkivi
Foto arkivi
Në Bruksel zhvillohet sot rrethi i ri i bisedimeve midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Siç raportojnë mediat serbe, në takim me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Është paralajmëruar se temë e bisedimeve do të jenë çështjet e hapura në lidhje me gjyqësorin dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ky është rrethi i parë për këtë vit i bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë.
XS
SM
MD
LG