Ndërlidhjet

Partia e Yanukovychit thotë se ka përpjekje për grushtshtet


Kiev
Kiev
Partia e Rajoneve, e cila mban pushtetin në Ukrainë, ka kërkuar nga prokurori i përgjithshëm që të hetojë dhe ndjekë penalisht çdo veprim “antikushtetues”, i cili mund të ndërmerret nga protestuesit antiqeveritarë, që kanë pushtuar legjislaturat rajonale dhe ndërtesat e tjera qeveritare.

Deklarata e partisë së presidentit Viktor Yanukovych thotë se “të rinjtë fashistë po bëjnë përpjekje për grushtshtet”.

Ajo po ashtu akuzon udhëheqësit opozitarë në Kiev se kanë urdhëruar protestuesit të pushtojnë ndërtesat e qeverive rajonale.

Në Kiev, protestuesit kanë pushtuar Ministrinë e Drejtësisë.

Ministrja Olena Lukash ka thënë se do të kërkojë gjendje të jashtëzakonshme nëse protestuesit nuk largohen.
XS
SM
MD
LG