Ndërlidhjet

Rusia ndalon prodhimet me mish viçi nga Australia


Ilustrim
Ilustrim
Rusia ka ndaluar prodhimet me mish viçi nga Australia, për shkak të stimuluesve për rritje, që Moska i konsideron të pasigurt.

Kufizimet e përkohshme do të ndikojnë edhe në Bjellorusi dhe Kazakistan, pasi të dyja këto vende janë pjesë e Unionit Doganor, të udhëhequr nga Rusia.

Australia ka kërkuar takim me zyrtarët rusë në lidhje me ndalesën.

Australia është eksportuesja e tretë më e madhe në botë e mishit të viçit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Ajo ka dërguar 30,000 tonë mish në Rusi në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG