Ndërlidhjet

Rinis dialogu strategjik SHBA-Pakistan


Uashington, 27 janar 2014.
Uashington, 27 janar 2014.
Zyrtarë të lartë amerikanë dhe pakistanezë janë takuar në Uashington për seancën e parë të Dialogut Strategjik në më shumë se tre vjet.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka takuar këshilltarin për çështje të jashtme të Pakistanit, Sartaj Aziz.

Dialogu Strategjik ka ndaluar pas vitit 2010, kur forcat amerikane kanë ndërhyrë në Pakistan dhe kanë vrarë udhëheqësin e Al Kaidës, Osama bin Laden.

Kerry ka thënë se Pakistani ka aftësi për të dalë nga stagnimi ekonomik dhe për t’u bërë bërë ekonomi e fortë në shekullin 21.

Ai ka mbështetur reformat ekonomike të kryeministrit pakistanez, Navaz Sharif.

Aziz, në anën tjetër, ka shfaqur shpresën se Uashingtoni do ta shohë Pakistanin si partner më të rëndësishëm dhe jo vetëm të luftës kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG