Ndërlidhjet

Ukraina shfuqizon ligjet anti-protestë


Kiev, 28 janar 2014.
Kiev, 28 janar 2014.
Parlamenti i Ukrainës ka shfuqizuar ligjet anti-protestë, në përpjekje për t’iu dhënë fund protestave antiqeveritare.

Ligjet kanë shkaktuar protesta të dhunshme midis protestuesve antiqeveritarë dhe policisë prejse kanë hyrë në fuqi në fillim të këtij muaji.

Shfuqizimi vjen pak orë pasi kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka dhënë dorëheqje.

Azarov ka thënë se jep dorëheqje në përpjekje për të krijuar një mundësi më shumë për kompromis politik.
XS
SM
MD
LG