Ndërlidhjet

Luftime të ashpra në Ramadi dhe Falluxha


Falluxha
Falluxha
Luftime të ashpra janë raportuar në provincën perëndimore të Irakut, Anbar, pjesë të së cilës vazhdojnë të jenë nën kontrollin e militantëve islamikë.

Radio Iraku i Lirë raporton për granatime dhe përleshje të rënda në kryeqytetin Ramadi.

Burimi i njëjtë thotë se militantët, që kanë lidhje me Al Kaidën, kanë ende nën kontroll Falluxhan.

Gjetkë në Irak, sot janë vrarë pesë ushtarë irakianë, si pasojë e sulmeve të personave të armatosur në postblloqet e sigurisë.

Në një tjetër zhvillim, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do t’i shesin 24 helikopterë sulmues, të llojit Apache, Irakut.

Uashingtoni është zotuar se do të ndihmojë Irakun në luftën kundër militantëve, që kanë marrë pjesë të Anbarit qysh për vit të ri.
XS
SM
MD
LG