Ndërlidhjet

Pas kritikave ruse, zyrtarët e BE-së arrijnë në Kiev


Viktor Yanukovich (majtas) dhe Stefan Fyle
Viktor Yanukovich (majtas) dhe Stefan Fyle
Zyrtarët e Bashkimit Evropian pritet të takohen sot me zyrtarët e Ukrainës, një ditë pasi presidenti Viktor Yanukovich, e pranoi dorëheqjen e qeverisë, ndërsa parlamenti e tërhoqi legjislacionin antiprotestë, që e kishte miratuar para dy javësh.

Vizita e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, dhe komisionarit për zgjerim, Stefan Fyle, bëhet pas kritikave të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili dje në Bruksel tha se zyrtarët e BE-së po e përkeqësojnë krizën në Ukrainë me ndërhyrje politike.

Putini, poashtu, ka premtuar se ndryshimi në qeverinë e Ukrainës nuk do ta ndalë kredinë e Rusisë, në vlerë prej 15 miliardë dollarësh dhe çmimet e ulëta të gazit rus për Ukrainën.
XS
SM
MD
LG