Ndërlidhjet

Prishtinë: Vazhdon protesta e studentëve para Rektoratit


Pamje nga bllokada e djeshme e studentëve para Rektoratit të Universitetit në Prishtinë
Pamje nga bllokada e djeshme e studentëve para Rektoratit të Universitetit në Prishtinë
Studentë të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, edhe sot po e mbajnë të bllokuar ndërtesën e Rektoratit të Universitetit.

Ata po e vazhdojnë protestën duke kërkuar dorëheqjen e rektorit, Ibrahim Gashi, dhe hetime për avancimet me punime të botuara nëpër revista fiktive.

Në një komunikatë, për media, organizatorët e protestës - Klubi Politik i Studentëve, Lëvizja Studentore për Barazi, Studim, Kritikë, Veprim, dhe Studentët e Ulqinit në Universitetin e Prishtinës - iu kanë bërë thirrje studentëve të dalin në protestë dhe të mos ndalen derisa të mos ia kthejnë “dinjitetin këtij institucioni”.

Në protestën e studentëve një ditë më parë, Policia e Kosovës kishte ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve që e kishin bllokuar ndërtesën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, me ç’rast ishin arrestuar 27 studentë.
XS
SM
MD
LG