Ndërlidhjet

Tregtia përafron Turqinë me Iranin


Teheran - Presidenti iranian Hassan Rohani pret në zyrën e tij kryeministrin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, në pallatin presidencial Saadabad, 29 janar, 2014
Teheran - Presidenti iranian Hassan Rohani pret në zyrën e tij kryeministrin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, në pallatin presidencial Saadabad, 29 janar, 2014
Tri marrëveshje irano-turke janë nënshkruar gjatë vizitës në Teheran të kryeministrit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Shefi i qeverisë turke tha se marrëveshjet e lidhura të mërkurën do ta ndihmojnë Turqinë që të importoj më shumë naftë dhe gaz natyror nga Irani.

Vizita e Erdoganit është portretizuar si një mision për të rregulluar raportet ndërfqinjësore, meqë të dy qeveritë kanë qëndrime diametralisht të kundërta rreth luftës në Siri.

Irani është përkrahësi kryesor i regjimit të presidentit Bashar al-Assad, ndërsa Turqia është mbështet grupet e moderuara kryengritëse që po mundohen të përmbysin regjimin.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi përmes një komunikate se lidhjet e Teheranit me Turqinë po hyjnë “në një fazë të re”, dhe se zyrtarët, nga të dyja anët, kanë shpresë se ky trend do të vazhdoj për të mirë.
XS
SM
MD
LG