Ndërlidhjet

Gjenerali izraelit thotë se Al-Kaida ka baza në Turqi


Siri - Vendkalimi kufitar ndërmjet të Sirisë dhe Turqisë në Bab al-Hawa (Ilustrim)
Siri - Vendkalimi kufitar ndërmjet të Sirisë dhe Turqisë në Bab al-Hawa (Ilustrim)
Disa militantë të al-Kaidas që shkojnë për të luftuar në Siri, kanë bazat e tyre në Turqi dhe munden shumë lehtë të kenë qasje në Evropë nga një vend anëtar i NATO-së, tha të mërkurën shefi i inteligjencës ushtarake të Izraelit.

Gjeneralmajori Aviv Kochavi, prezantoi një hartë të Lindjes së Mesme në një konferencë për siguri në Tel Aviv, ku kishte shënuar zonat ku al-Kaida ishte e pranishme.

Sipas tij, militantët e al-Kaidas nga e mbarë bota hyjnë në Siri çdo javë, por se “nuk qëndrojnë” aty në Siri.

Kjo hartë tregonte se al-Kaida ka tri baza stërvitëse në brendi të Turqisë.

Një zëdhënës i ministrisë turke të punëve të jashtme nuk ka dëshiruar të komentoj këtë hartë të ushtrisë izraelite.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan në vazhdimësi ka mohuar zërat se Turqia është strehë ose përkrahëse e grupeve të ndërlidhura me al-Kaidan në Siri.

Vendet në hartën e shpalosur nga Kochavi, ku shenohen bazat e al-Kaidas në Turqi, janë në krahinat Karaman, Osmaniye dhe Sanliurfa.
XS
SM
MD
LG