Ndërlidhjet

Odalloviq: Serbia do të mbajë zgjedhjet edhe në Kosovë


Beograd - Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Velko Odalloviq (Ilustrim)
Beograd - Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Velko Odalloviq (Ilustrim)
Sekretari i përgjithshëm i qeverisë së Serbisë, Velko Odalloviq ka thënë sot se Beogradi zyrtar do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 16 mars edhe në Kosovë, përkundër siç ka thënë ai, arrestimeve të serbëve në veri të Mitrovicës.

“Shteti do të zhvillojë zgjedhjet në mbarë terroritorin, dhe do t’i mundësojë votuesve që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë, të votojnë! Për këtë gjë parimisht është diskutuar dhe pajtuar në takimin e fundit në Bruksel”, i ka thënë Odalloviq gazetarëve në Kuvendin e Serbisë.

Ai ka vlerësuar, siç raporton B92, se arrestimet e fundit në veri të Kosovës, po ndjellion frikë dhe pasiguri në mesin e qytetarëve.

“Në veri të Mitrovicës, kishim krime të rënda, është vrarë një kandidat [për asamblenë komunale], një kandidat tjetër është arrestuar, kurse i treti ka refuzuar [që të bëhet kryetar komune], kurse tani, sipas informatave, situata rreth tij është komplikuar. Nuk po e di se përse po e bënë këtë dikush në këtë moment”, ka thënë Odalloviq, sipas B92.

Serbia në kushtetutën e saj e ka Kosovën si pjesë të pandashme të territorit të vet, dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG