Ndërlidhjet

Farina pret Dikoviqin në Prishtinë


Komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë, gjeneralmajori Salvatore Farina (Ilustrim)
Komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë, gjeneralmajori Salvatore Farina (Ilustrim)
Komandanti i KFOR-it Salvatore Farina dhe shefi i ushtrisë serbe Lubisha Dikoviq kanë folur sot për situatën në veri të Kosovës, gjatë një takimi që kanë zhvilluar në Prishtinë, në selinë e misionit paqeruajtës.

Sipas një komunikate për shtyp të KFOR-it, thuhet se dy ushtarakët kanë biseduar edhe për “rëndësinë e bashkëpunimit në mënyrë që të përmirësohet situata e sigurisë në rajon”.

Dy ushtarakët pas takimit në Prishtinë, kanë udhëtuar për në Deçan, ku kanë vizituar manastirin e atjeshëm ortodoks.
XS
SM
MD
LG