Ndërlidhjet

Vriten gjashtë civilë në Bagdad


Ilustrim
Ilustrim
Shpërthimi i një bombe në afërsi të një restoranti në Bagdad ka vrarë gjashtë persona të enjten, duke e çuar kështu në 900 numrin e të vrarëve vetëm gjatë muajit janar në Irak.

Kjo shifër e viktimave është më e larta ndonjëherë që nga viti 2008, kur dhuna sektariane shpërtheu në këtë shtet.

Përshkallëzimi i dhunës, i përcjell nga luftimet që forcat e sigurisë kanë nisur në krahinën Anbar, kanë shtuar frikën se Iraku mund të rrëshqas edhe më shumë në një konflikt të gjerë të brendshëm, në prag të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen brenda tre muajve.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’i shesin Irakut 24 helikopter Apache për t’a ndihmuar ushtrinë që të luftojnë militantënt.

Liderët e huaj i kanë bërë thirrje qeverisë shite, që të adresojë çështjet e mbetura pezull në vendbanimet me shumicë sunite, në përpjekje për të penguar kështu mbështetjen për grupet militante.

Shpërthimi i sotëm ka dridhur që në mëngjes lagjet Kasra dhe Talbiyah të Bagdadit, pak orë pasi një makinë bombë shpërtheu para një qendre tregtare në kryeqytetin irakian.

Nga shpërthimi i sotëm janë lënduar edhe 20 civilë të tjerë, njoftojnë autoritetet.
XS
SM
MD
LG