Ndërlidhjet

Irak: Kanë vazhduar luftimet në provincën Anbar


Forcat policore qeveritare duke patrulluar në qytetin Ramadi në Irak
Forcat policore qeveritare duke patrulluar në qytetin Ramadi në Irak
Forcat e sigurisë së Irakut dhe kryengritësit e ndërlidhur me al-Kaidën, i kanë vazhduar luftimet edhe sot, ndërsa mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në provincën Anbar.

Radio Evropa e Lirë, redaksia për Irakun, ka raportuar se forcat e sigurisë dhe aleatët fisnorë sunitë, e kanë rimarrë kontrollin ndaj disa pjesëve veriore të qytetit Ramadi, që mbaheshin nga militantët.

Zyrtarët ushtarakë thanë se nga përleshjet në dhe rreth qytetit Falluxha, janë vrarë së paku 40 kryengritës.

Raportohet se së paku katër ushtarë janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në një kazermë ushtarake.
XS
SM
MD
LG