Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, thotë se Irani dhe gjashtë fuqitë botërore do t’i fillojnë bisedimit në Vjenë, më 18 shkurt, për marrëveshjen afatgjatë lidhur me programin atomik iranian.
Këtë deklaratë, zonja Ashton e ka bërë sot, pas takimit me ministrin e jashtëm të Iranit, Muhammad Javad Zarif, në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Në bisedimet e reja do të synohet marrëveshja për më tepër masa të përhershme, që do të mbështeteshin në marrëveshjen e nëntorit të vitit të kaluar, sipas së cilës Irani është pajtuar t’i ndalë disa pjesë të programit të tij atomik, në këmbim për lehtësim të disa sanksioneve ndërkombëtare.
Marrëveshja e nëntorit, e cila do të zgjatë gjashtë muaj, ka hyrë në fuqi më 20 janar të këtij viti.
Në negociata ishin të përfshirë Irani, në njërën anë, dhe Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania, në anën tjetër.