Ndërlidhjet

Vdes ish-trajneri i Spanjës, Aragones


Ilustrim
Ilustrim
Federata spanjolle e futbollit njoftoi të shtunën se trajneri i dikurshëm i përfaqësuese Luis Aragonss, që fitoi kampionatin evropian më 2008, ka vdekur.

Aragones ishte 75 vjeç.

Në një njoftim për medie, federata thotë se Aragones vdiq në një spital të Madridit.

Ata nuk kanë dhënë shkaqet e vdekjes së tij.

Presidenti i federatës spanjolle Angel Maria Villar ka thënë se Aragones do të kujtohet si një “njeri shumë i veçantë”.

Aragones u largua nga drejtimi i përfaqësueses spanjolle pasi mori titullin evropian më 2008.

Pas largimit të tij, Vicente del Bosque fitoi më pas kupën botërore më 2010, dhe atë evropiane më 2012.
XS
SM
MD
LG