Ndërlidhjet

Policia maqedonase ndalon disa të rinj për sulmin në Shkup


Ilustrim
Ilustrim
Disa dhjetëra persona për të cilët thuhet se i përkasin nacionaliteti maqedon kanë sulmuar shtëpitë e shqiptarëve në fshatin Llokë në dalje të Shkupit, të premten mbrëma.

Banorët deklaruan se sulmi ka ndodhur rreth orës 22h, kur disa të rinjë të ardhur nga lagja e banuar me maqedon, dhe pa ndonjë preteks kanë filluar të gjuajnë shtëpitë e të tyre me me gurë dhe gjësende tjera me ç'rast kanë thyer xhamat e disa makinave, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

"Nuk dimë asgjë vetëm se kemi dëgjuar gjuatje me gurë dhe të shara të ndryshme në baza etnike. Raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë, por asgjë nuk është ndërmarrë për kapjen e sulmuesve. Kemi frikë edhe fëmijët ti dërgojmë në shkollë andaj kërkojmë nga policia të parandaloj sulmet që po na bëhen“ tha një banor i fshatit Llokë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë rastin ndërsa njoftojnë se organet e rendit kanë arritur të identifikojnë disa nga sulmuesit.

Sipas policisë, janë ndaluar katër të rinjë që besohet të kenë marr pjesën në incidentin në këtë fshat.

Drejtuesit e pushtetit lokal kanë bërë thirrje për zbardhjen e plotë të rastit dhe masa më efektive nga policia për parandalimin e akteve të tilla.

“Raste të tilla nuk guxojnë të përsëritet pasi ato nuk i kontribuojnë bashkëjetësës në këtë rasjon. Kërkojmë efikasitet më të madh nga policia“ ka deklaruar Bekim Murati, Kryetar i komunës së Sarajit ku bën pjesë fshati Llokë.

Incidente të kësaj natyre edhe më parë janë regjistruar në këtë vendbanim me rreth 100 shtëpi.
XS
SM
MD
LG