Ndërlidhjet

Opozita ukrainase fton për protestë masive


Ilustrim
Ilustrim
Opozita në Ukrainë ka ftuar përkrahësit e saj që të dalin sa më në numra të dielën në Kiev për një demonstratë masive.

Lideri opozitar Vitali Klitschko thotë se populli ukrainas ka demonstruar vullnetin e vet për ndryshime politike, përkundër dhunës së ushtruar kundër tyre.

Ai i ka bërë thirrje një ditë më parë miqve të Ukrainës në perëndim, që ta ndihmojnë lëvizjen demokratike ukrainase që të fitojë këtë sfidë me regjimin.

Klitschko ka thënë se qëllimet e opozitës janë që të ulen tensionet në krizën politike, dhe që qeveria të ndal, atë që ai e quan, si rrugë të terrorit dhe dhunës kundër protestuesve.

Ministri i punëve të jashtme të Ukrainës, Leonid Kozhara, ndërkaq ka thënë se jo të gjithë ukrainasit përkrahin protestat, përfshirë 8 milions shtetas, që janë të etnisë ruse.

Sipas tij, Ukraina është një shtet i komuniteteve të llojllojshme, dhe se si i tillë ky shtet nuk mundet thjesht të zgjedh ndërmjet të Bashkimit Evropian dhe Rusisë, por se duhet të ketë lidhje të forta me të dyja kampet.
XS
SM
MD
LG