Ndërlidhjet

Thaçi e Daçiq: Të bindësh opinionin, sfida më e vështirë


Ilustrim
Ilustrim
Nga normalizimi i raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë do të përfitojnë të dyja vendet, kanë thënë sot në Minhen shefat e qeverive në Prishtinë dhe Beograd.

Gjatë diskutimit të tyre në saje të Konferencës për Siguri në Minhen, kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, kanë shprehur të dielën mirënjohjen e tyre për shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, për udhëheqjen e negociatave paqe-bërëse.

Të dy kryeministrat, sipas shërbimit qendror të Radio Evropa e Lirë, kanë thënë se bindja e publikut në vendet e tyre amë, rreth të mirave që rrjedhin nga marrëveshja paqësore, ishte “një prej sfidave më të mëdha të përpjekjeve të tyre diplomatike”.

Kryeministrat Thaçi e Daçiq po ashtu janë pajtuar se janë në favor të ndërtimit të një autostrade që do të lidhte Prishtinën me Beogradin, ndërsa kanë përsëritur, që Bashkimi Evropian do të duhej të financojë këtë projekt.
XS
SM
MD
LG