Ndërlidhjet

Sao Paulo ‘djersitet’ nga të nxehtit rekord


Ilustrim
Ilustrim
Banorët e kryeqendrës afariste braziliane, Sao Paulo, po djersiten nga temperaturat rekord, pasi janari është goditur nga një valë e të nxehtit që s’është përjetuar në 70 vjetët e fundit.

Meteorologët kanë regjistruar 35.8 gradë celzius të shtunën pasdite-që është temperatura rekord e regjistruar gjatë muajit shkurt, prej vitit 1943.

Mungesa e reshjeve të shiut, sipas autoriteteve, ka gjasa që të çojë në mungesë të ujit, në metropoli i cili strehon 20 milion banor.

Sipas një komunikate të lëshuar të dielën nga instituti meteorologjik Inmet, thuhet se vala e të nxehtit do të vazhdoj tutje.

Temperatura mesatare prej 31.9 gradë celzius, e ka bërë këtë janar, më të ngrohtin në 71 vjetët e fundit.
XS
SM
MD
LG