Ndërlidhjet

Nis gjykimi për vrasjen e protestuesit 19 vjeç në Turqi


Ilustrim
Ilustrim
Nën forca të mëdha të sigurisë ka nisur sot në qytetin Kayseri të Turqisë, gjykimi kundër tetë të pandehurve, në mesin e të cilëve janë katër policie, që akuzohen për rrahje deri në vdekje të një adoleshenti gjatë protestave anti-qeveritare.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se një numër postblloqe policore janë ngritur nga forcat e rendit në hyrje të qytetit, ndërsa rrugët që shpiejnë në drejtim të gjykatës janë mbyllur të tëra.

Rreth dy mijë zyrtarë policor kanë zbarkuar në vendngjarje të hënën, për të siguruar qetësinë gjatë gjykimit.

Viktima, Ali Ismail Korkmaz, ishte 19 vjeç, ndërsa ka vdekur nga plagët që kishte marr pas rrahjes nga të dyshuarit, në qershor të vitit të shkuar në qytetin Eskisehir.

Tetë burra, përfshirë edhe katër policë civilë, akuzohen për vrasje me paramendim të 19 vjeçit.

Pesë protestues ishin vrarë dhe mbi 8,000 të tjerë janë lënduar gjatë tri javësh protesta kundër qeverisë që kishin kapluar Turqinë gjatë verës së kaluar.
XS
SM
MD
LG