Ndërlidhjet

Plagosen 13 veta nga shpërthimi në Jemen


Ilustrim
Ilustrim
Shpërthimi i një bombe të kurdusir në një autobus ushtarak në kryeqytetin e Jemenit, ka plagosur 13 pasagjerë, njoftojnë autoritetet.

Sipas mjekëve, katër persona janë në gjendje kritike.

Ky sulm vjen vetëm një ditë pas detonimeve të shumta në Sanaa, ku ishin vrarë 3 veta, dhe plagosur dhjetëra të tjerë, në kohën kur shteti është duke bërë përpjekje për të kaluar tranzicionin politik, që ka për qëllim të shndërroj këtë republikë në një federatë.

Cak i sulmit të sotëm ishte një autobus që transportonte ushtarë dhe zyrtarë të tjerë shtetëror në lagjen Dar Salam.
XS
SM
MD
LG