Ndërlidhjet

Rusia thotë se qeveria siriane merr pjesë në bisedimet paqësore


Zvicër - Hapja e bisedimeve paqësore 'Gjeneva II' për luftën në Siri, ilustrim
Zvicër - Hapja e bisedimeve paqësore 'Gjeneva II' për luftën në Siri, ilustrim
Qeveria siriane do të merr pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve paqësore me opozitën, që pritet të mbahën më 10 shkurt në Gjenevë të Zvicrës, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Sipas agjencisë së lajmeve reuters, lajmin e ka dhënë zëvendësministri i punëve të jashtme të Rusisë Mikhail Bogdanov të martën në Moskë.

“Nuk kemi asnjë dyshim se delegacioni qeveritar [i Sirisë] do të merr pjesë në raundin e dytë të bisedimeve ndërkombëtare në Gjenevë”, ka thënë Bogdanov.

Zëvendësshefi i diplomacisë ruse, takohet sot në Moskë me liderin e opozitës në Siri, Ahmed Jarba.

Në raundin e fundit të negociatave paqësore, që u zhvilluan para dy javësh në Gjenevë dhe Montreux të Zvicrës, nuk është arritur ndonjë progres.
XS
SM
MD
LG