Ndërlidhjet

Shqipëri: Ndalohet gjuetia për t’i mbrojtur shtazët


Ky lloj i ariut thuhet se është seriozisht i rrezikuar në Shqipëri
Ky lloj i ariut thuhet se është seriozisht i rrezikuar në Shqipëri
Autoritetet në Shqipëri sot kanë njoftuar se do ta ndalojnë për dy vjet gjuetinë e kafshëve për t’i mbrojtur ato nga zhdukja.

Ministri i ambientit, Lefter Koka, tha se ndalesa ishte e domosdoshme për t’i mbrojtur llojet e kafshëve, numri i të cilave ka rënë në mënyrë dramatike, pas dy dekadave të gjuetisë intensive.

“Ne ishim të detyruar të miratojmë masa strikte për t’i mbrojtur llojet e rrezikuara nga gjuetia ilegale”, i tha agjencisë AFP, ministri Koka.

Por, Astrit Beko, nga Asociacioni i Gjuetarëve të Shqipërisë, e ka fajësuar qeverinë për dështim të zbatimit të kontrollit.

“Paaftësia e autoriteteve për ta kontrolluar gjuetinë dhe tregtinë ilegale me kafshë të egra është prapa kësaj masakre të patoleruar”, tha Beko.

Pritet që kjo ndalesë të paraqitet këtë muaj.
XS
SM
MD
LG