Ndërlidhjet

OKB: Vatikani të ndërpres mbrojtjen e pedofilëve


Ilustrim
Ilustrim
Kombet e Bashkuara kanë dënuar politikat e Kishës Katolike, me të cilat i lejohej priftërinjve që të dhunojnë dhe ngacmojnë dhjeta mijëra fëmijë, gjithandej globit.

Në një raporti që është publikuar sot, Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, i ka kërkuar Vatikanit "menjëherë të largojë" të gjithë klerikët që janë të njohur ose të dyshuar për abuzim me fëmijë, dhe të njëjtit t’i dorëzojnë pranë autoriteteve.

Në raport po ashtu bëhet thirrje që Vatikani t’i bëjë publike informacionet që i ka, për priftërinjtë pedofil dhe udhëheqësit katolikë që kanë ndihmuan në fshehjen e krimeve të tyre.

Komiteti tha se është "jashtëzakonisht i shqetësuar " përse Vatikani nuk ka marrë masat e nevojshme për të trajtuar rastet e abuzimit seksual të fëmijëve dhe për mbrojtjen e këtyre viktiamve.

I njëjti trup i Kombeve të Bashkuara ka ftuar Selinë e Shenjtë që të përfshijë viktimat e abuzimit seksual dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në hetimet që ndërlidhen me abuzimet e priftërinjvë.
XS
SM
MD
LG