Ndërlidhjet

Ashton: Duhet shumë më shumë punë për krizën ukrainase


Ilustrim
Ilustrim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, thotë se duhet bërë “shumë më shumë punë”, për të zgjidhur telashet në Ukrainë, ndërmjet të autoriteteve dhe protestuesve anti-qeveritarë.

Ashton citohet të ketë thënë kështu nga agjencia franceze e lajmeve AFP, pas takimit që ka zhvilluar me presidentin Viktor Yanukovych dhe liderëve opozitarë.

Një komunikatë e lëshuar nga Presidenca ukrainase, thotë se Yanukovych dhe Ashton kanë biseduar për mënyrat e stabilizimit të situatës politike, si dhe për masat që duhet zbatuar për reformën ekonomike dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Sipas këtij njoftimi, gjatë bisedimeve është adresuar edhe çështja e sigurisë publike, dhe nevoja për hetime rreth ngjarjeve të fundit.

Ukraina është përfshirë nga trazirat tash e dy muaj.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e pakushtëzuar të Qeverisë në Kiev, pas një vendimi të Yanukovychit që të ndjekë kursin politik rus, në vend të përafrimit me BE-në.
XS
SM
MD
LG