Ndërlidhjet

Vriten 33, plagosen 60 nga sulmet në Bagdad


Ilustrim
Ilustrim
Sulme të shumëfishta me makina bombë, në afërsi të zonës së fortifikuar të Gjelbërt në Bagdad dhe jug-lindje të kryeqytetit, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 33 personave dhe plagosjen e mbi 60 të tjerëve të mërkurën.

25 njerëz janë vrarë në Zonën e Gjelbërt, ku gjendet edhe zyra e kryeministrit të shtetit dhe disa ambasada perëndimore.

Një prej bombave ka shpërthyer përballë ministrisë së punëve të jashtme të Irakut.

Një sulmues vetëvrasës ndërkaq, ka hedh veten në erë jashtë një restoranti.

Shpërthimi i tretë ka ngjarë në sheshin Khullani, në qendër të Bagdadit.

Paralelisht me këto sulme, tri shpërthime janë regjistruar në jug-lindje të Bagdadit, ku janë detonuar tri makina tjera bombë, duke vrarë tetë persona.

Askush ende nuk ka marr përgjegjësinë për këto sulme.
XS
SM
MD
LG