Ndërlidhjet

Kerry thotë se Irani s’është i hapur për biznes


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëruar kompanite franceze, të cilat po nguten që të lidhin marrëveshje afarizmi me Iranin.

Raportet e së mërkurës nga Washingtoni sugjerojnë se Kerry ka thirrur homologun e tij francez, Laurent Fabius, për t’i thënë se vizita e një delegacioni afaristësh francez në Teheran, “nuk është ndihmesë” për negociatat që po zhvillohen për të bind Iranin që të ndal programin e pasurimit të uraniumit.

Mbi 100 shefa ekzekutiv të kompanive më të mëdha franceze, kanë vizituar Teheranin të hënën.

Zëvendësministri iranian i naftës dhe çështjeve ndërkombëtare, Ali Majedi, ka thënë të mërkurën se kompania ‘Gaz de France’ ka deklaruar “se është e gatshme që të bashkëpunojë me Iranin”.

Majedi, po ashtu, ka përmendur se kompanitë 'Total' dhe 'Technip' kanë shprehur interesim për bashkëpunim me republikën islamike.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Wendy Sherman, tha të martën se “Teherani nuk është i hapur për biznes”.
XS
SM
MD
LG