Ndërlidhjet

Kastrim kimik për pedofilët në Maqedoni


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti maqedonas ka miratuar të mërkurën një ligj, me të cilin parashihet kastrimi kimik i pedofilëve që përsërisin krimet e tyre, si dhe dënime më të mëdha që shkojnë deri në burgim të përjetshëm.

Ministri i punëve sociale, Dime Spasov tha se kastrimi kimik, do të “zbatohen vetëm në komplekse të specializuara, çdo gjashtë muaj” për shkelësit që përsërisin krimin.

Sipas këtij ligji, shkelësit që për herë të parë dënohen për krime pedofilie, do të dënohen nga 15 në 40 vjet burgim, ose do t’u ofrohet kastrimi kimik, në këmbim të uljes së dënimit.

Rusia, Danemarka dhe Polonia janë në mesin e shteteve të cilat kanë përfshirë në dënimet e tyre edhe kastrimin kimik.

Maqedonia është bërë shteti i parë në Ballkan, kur ka publikuar në vitin 2012, listën e pedofilëve të dënuar, bashkë me fotografitë, emrat dhe adresat e atyre, që janë liruar nga burgu.

Qe nga viti 2004, më se 230 persona në Maqedoni, janë dënuar për krime seksuale me të persona të mitur.
XS
SM
MD
LG