Ndërlidhjet

Bjen autobusi në greminë, vdesin 14 në Nepal


Ilustrim
Ilustrim
Katërmbëdhjetë persona kanë vdekur në Nepal të enjten, kur autobusi i tyre devijoi nga rruga dhe u aksidentua.

Shtatë udhëtarë janë lënduar, kur autobusi rrëshqiti dhe ra 200 thell në greminë, në qarkun verior Palpa, njoftojnë autoritetet.

Policia dyshon se shoferin e autobusit mund ta ketë zënë gjumin.

Sipas medieve ndërkombëtare raportohet se rreth 30 njerëz kanë qenë në autobus në kohën e aksidentit.

Ushtria dhe policia të ndihmuar nga banorët lokal, kanë nisur kërkimin e të mbijetuarve eventual të tjerë.
XS
SM
MD
LG